TV OPOJA
Aktualitet

Dy rastet e para në Dragash e morën virusin në Spitalin e Prizrenit

Një infermier në repartin e Dializës në Spitalin e Prizrenit dhe një pacient i dializës që shkoi për t’u trajtuar në këtë spital kanë marrë koronavirusin, që të dy janë nga komuna e Dragashit duke u bërë rastet e para në këtë komunë.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, tha për klankosova.tv se masat që ka marrë nga kjo komunë nuk kanë mundur të parandalojnë kontraktimin e këtyre dy personave, pasi që të dy e kanë pasë të obligueshme të shkojnë në spital.

“Të dy këta persona janë raste kontakti në Spitalin e Prizrenit pasi ne nuk kemi pasë asnjë rast deri sot. Ne kemi kërkuar vetizolimin e familjarëve dhe jemi duke pritur që t’iu kryhen testet atyre dhe kërkojmë që të bëhen sa më shumë teste në mënyrë që të ndalim zinxhirin e infeksionit”, njofton Klan Kosova.

Mbrëmjen e 23 prillit në Prizren kanë dalë pozitivë në koronavirus nëntë presona, tetë prej të cilëve kanë qenë punonjës shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit.

Drejtori për Shëndetësi në komunën e Prizrenit, Visar Shehu, tha se këta kanë punuar në repartin e Dializës.

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë kanë qenë të repartit të dializës. Njëri nga ta është mjek, njëri është staf teknik dhe gjashtë janë infermierë. Të gjithë janë në vetizolim në shtëpi”.

Lajme të përafërta

Kryetari Xheladini jep detaje dhe sçarime për ndërtimin e stadiumit në fshatin Blaç

TV OPOJA
June 26, 2022

Pas rasteve të para me Covid-19 në Zaplluxhe dhe Pllavë, kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, merr masa shtesë

TV OPOJA
April 25, 2020

Ndotja e lumenjve në Dragash nuk po merr fund!

TV OPOJA
April 6, 2019
Exit mobile version