TV OPOJA
Aktualitet

Duke luajtur me armë gjuetie në shtëpi, plagoset një i mitur në Dragash

Një person i mitur ka mbetur i plagosur rëndë me armë gjuetie në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Glloboqicë, katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në shtëpi dhe duke manovruar me një armë gjuetie njëri prej tyre është plagosur rëndë. Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksi”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se i mituri është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas për trajtim kirurgjik në Prizren.

Lajme të përafërta

HALILI: Meritokracia dhe barazia e mundësive, çelës për të ardhmën e shtetit dhe shoqërisë!

TV OPOJA
April 8, 2019

Kompania nga Dragashi rriti numrin e punëtorëve pas taksës 100% ndaj Serbisë

TV OPOJA
January 10, 2019

Lumir Abdixhiku priti në takim kryetarin e degës së LDK-së dhe kandidatin për kryetar të komunës së Dragashit.

TV OPOJA
July 12, 2021
Exit mobile version