TV OPOJA
Aktualitet

Duke luajtur me armë gjuetie në shtëpi, plagoset një i mitur në Dragash

Një person i mitur ka mbetur i plagosur rëndë me armë gjuetie në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Glloboqicë, katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në shtëpi dhe duke manovruar me një armë gjuetie njëri prej tyre është plagosur rëndë. Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksi”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se i mituri është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas për trajtim kirurgjik në Prizren.

Lajme të përafërta

KF OPOJA e përmbyll sezonin vjeshtor si fituese e të gjitha ndeshjeve!

TV OPOJA
November 21, 2021

Shtyhet afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë.

TV OPOJA
April 12, 2019

Arrestohen dy të dyshuar për organizim e lojërave të fatit në Prizren dhe Dragash

TV OPOJA
September 17, 2019
Exit mobile version