TV OPOJA
Aktualitet

Dretori i Arsimit Vloran Cenaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësues të Busulla. Com

Busulla.COM është platformë zyrtare e MASHT-it për këshillim dhe orientim në karrierë. Ky projekt është pronë e ministrisë, e mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe e implementuar nga konsorciumit i kompanive Zvicerane Smart Bits & Basic Check.
Në kuadër të projektit është zhvilluar platforma Busulla.COM e cila përbëhet nga dy komponentë. Komponenti i parë përmban pesë modulet e orientimit në karrierë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta (gjimnaze dhe shkolla profesionale). Pesë modulet e këtij komponenti janë:

Testet e karrierës: përmes këtij moduli, të gjithë nxënësit mund ta bëjnë njohjen e vetvetes duke iu përgjigjur pyetjeve të testit të personalitetit, Testit të Potencialit dhe Testit Basic Check. Pasi përfundohen këto teste, nxënësit e kuptojnë se cilat janë profesionet për të cilat kanë më së shumti prirje dhe përputhje me personalitetin e tyre.

Profesionet: është moduli i dytë i cili ofron informata për 300 profesione të tregut të punës në Kosovë. Informatat janë të shumta, si: shkollimi i nevojshëm, paga mesatare, kërkesa për punëtor, përshkrimi i profesionit, njohuritë e nevojshme, videoja e profesionit, etj.

Shkollat dhe kolegjet / universitetet: pasi nxënësit e kuptojnë profesionin e përshtatshëm, ata mund ta gjejnë se cila shkollë, kolegj apo universitet e ofron këtë drejtim, ashtu që të marrim kualifikimin e nevojshëm dhe përgatitjen profesionale.

Puna dhe praktika: është moduli i radhës në të cilin bizneset i publikojnë shpalljet për vendet e lira të punës apo praktikës. Këtu nxënësit mund të informohen për mundësi të shumta për punësim. Aktualisht ekzistojnë 3,400 shpallje në dispozicion të nxënësve.

Këshilltari online: është modul i cili nxënësve iu ofron përkrahje përmes artikujve akademik me këshilla rreth ndërmarrësisë dhe orientimit në karrierë, videove me storie të suksesit, forumit të diskutimit dhe pyetjeve të shpeshta.

Të gjitha këto module janë të qasshme për nxënësin përmes kompjuterit, laptopin apo edhe në telefon mobil përmes aplikacionit Busulla. Pastaj, komponenti i dytë i projektit është ndërlidhja e arsimit me sektorin privat. Në kuadër të këtij komponenti ofrohen pesë module tjera të cilat ua lehtësojnë shkollave bashkëpunimet me bizneset, realizimin e analizave lidhur me kërkesat e bizneseve nga shkollat dhe mundësinë për sigurim të cilësisë nëpër shkolla.

Nga muaji Shtator fillojnë trajnimet për përdorimin e platformës, trajnime këto të autorizuara dhe të akredituara nga MASHT. Prandaj, ishte shumë e rëndësishme që memorandumin e mirëkuptimit ta nënshkruajmë tani, ashtu që të mund ta përfshijmë Dragashin në aktivitetet e implementimit të projektit dhe në trajnime.

Lajme të përafërta

Në Dragash fillon mobilizimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe Listës Guxo!

TV OPOJA
August 29, 2021

Vazhdojnë punimet e investimeve kapitale në komunen e Dragashit me intensitet të plot

Redaksia
July 6, 2022

Kryetari Bexhet Xheladini ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Dragashit

TV OPOJA
January 21, 2022
Exit mobile version