TV OPOJA
Aktualitet

Drejtori Ziqiri Skenderi tregon se Shfmu “Sezai Surroi” Brrut është berë me nxemje qendrore.

Komuna e Dragashit po angazhohet për të siguruar maksimalisht kushtet më të mira në të gjitha shkollat e komunës sonë.

Në një prononcim për redaksinë tonë drejtori
Ziqiri Skenderi tregon se sot është bërë testimi i Nxemjes Qendrore në vendbanimin Brrut, kjo shkollë është termoizoluar falë donacionit nga MZHE që e ka fituar komuna e Dragashit. Po në këtë shkollë është bërë edhe gëlqerosja e ambienteve të brendshme.

Poashtu ai thotë se edhe shkolla në vendbanimin Zym nga buxheti komunal dedikuar këtij vendbanimi është duke iu bërë rrethimi dhe shtrimi i oborrit me kubëza.
Edhe në oborrin e shkollës qendrore në Bellobrad nga investimet komunale është bërë fusha e sportit.

Drejtori Skenderi tregon se po ashtu nga investimet komunale është bërë edhe rrethoja e shkollës në vendbanimin Kapre.
Shpreh mirënjohje për kryetarin Shabani dhe drejtorin Cenaj për kujdes të shtuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Lajme të përafërta

Veprimtaria e blegtorisë e rëndësishme për komunën e Dragashit!

TV OPOJA
January 21, 2020

Restelica fshati ku janë kthyer qindra qytetarë nga Italia

TV OPOJA
March 16, 2020

Votuesit e LDK-së në Diasporë po deklarohën në formë të shkruar si deshmi për Supremën

TV OPOJA
November 20, 2021
Exit mobile version