Në vazhdën e aktiviteteve dhe planit dinamik të punës sot isha për vizitë në shkollat: SHFMU “28 Nëntori”- Bresanë , SHFMU “Ilmi Bahtijari” – Blaç , SHFMU “Samidin Emini” – Kuk, SHFMU- “Sezai Surroi” – Bellobrad, SHFMU “Ulina”- Kosavë.
U takova me drejtorët e këtyre shkollave me të cilët bashkëbiseduam rreth gjendjes së krijuar nga Pandemia Covid-19 dhe zhvillimin e mësimit në distancë.
Nga drejtorët e shkollave u informova për masat dhe aktivitetet që i kanë marrë për pastrimin e mjediseve të shkollës dhe për ecurinë e punës së mësimit në distancë.
Në bazë të informatave dhe raporteve javore të drejtorëve të shkollava jam i kënaqur me punën që po bëhet për organizimin e mësimit në distancë dhe shprehi falënderimin për të gjithë akterët duke filluar nga këshillat drejtues të shkollave, aktivat profesionale, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit si akterë të rëndësishëm që po kontribuojnë në këtë aspekt.
Shpresojmë që sa më shpejt të kalojë kjo pandemi dhe së bashku t’i kthehemi normalitetit.