E nderuara familje Ramadani,
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, Shani Ramadani.
Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj.
Shani Ramadani, ishte një nga mësuesit e palodhshëm që një jetë të tërë ia kushtoi arsimit, duke u shndërruar kështu në një nga emrat më të spikatur të historisë së arsimit në komunën tonë.
Krahas punës edukativo-arsimore, e çmoj shumë edhe miqësinë dhe kolegialitetin që pata fatin të punoj bashkë me të për një periudhë kohore.
Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.
Ju lutem që në emër të Drejtorisë së Arsimit në Dragash dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Vloran Cenaj-Drejtor i Arsimit në Dragash