TV OPOJA
Aktualitet

Dragashi tash e 7 vjet pa ujësjellës

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Shkak për këtë ishin bërë shkeljet ligjore në këtë tender, i cili mbulon 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit, raporton Tv Opoja.

Por, zyrtarë të kësaj komune për TV OPOJA thonë se më në fund edhe ky projekt do të fillojë së realizuari, ndonëse lënda është ende në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Nënkryetari i Komunës së Dragashit, Selami Saiti, kohë më parë në një intervistë dhënë për një medium kishte thënë se projekti i vazhdimit të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në këtë qytet, do të fillojë më së largu në fund të prillit por deri më tash nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Saiti mes të tjerash kishte thënë se sipas ekspertit të OSHP-së, ata mund të vazhdojnë punimet, ndonëse ka pasur ankesë nga një kompani.

Kompania ankuese, Puna SHPK, e cila kishte konkurruar 6 herë, por që asnjëherë nuk e kishte fituar tenderin, ka thënë se autoriteti kontraktues që është Komuna e Dragashit, ka bërë shkelje ligjore, pasi që kompania fituese nuk i ka plotësuar asnjëherë kriteret.

“Ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë respektimin e ligjeve në fuqi dhe asgjë më tepër.

AK nuk i zbaton (i shkel) këto ligje dhe në mënyrë të jashtëligjshme shpërblen OE të papërgjegjshëm për këtë tender”, ka thënë Vahidin Halili, përfaqësues i këtyre kompanive.

Derisa komuna pritet të nisë realizimin e projektit, kompania e ka dërguar lëndën në prokurori.

Lajme të përafërta

Arrihet memorandum bashkëpunimi ndërmjet komunës së Dragashit dhe Shoqatës Bamirëse Nana Tereze

TV OPOJA
January 14, 2022

Komuna e Dragashit do kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve gjat dimrit (Video)

TV OPOJA
December 2, 2020

Dega e LDK-së në Dragash fillon pregaditjet për zgjedhjen e kryetarit të ri.

TV OPOJA
April 25, 2021
Exit mobile version