TV OPOJA
Aktualitet

Dragash: I riu zihet në flagrancë nga policia me substanca narkotike

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Sipas aktakuzës, me datë 01.10.2018 rreth orës 09:35 në Pikë kontrollin në fshatin Pllavë – Komuna e Dragashit, i akuzuari H.K., së bashku me D.L., S.K., dhe P.M., pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të llojit “marihuan” të cilët me ligj janë shpallur si narkotikë.

“I akuzuari H.K., ia jep 750 euro për blerje të marihuanës personit me inicialet D.L., ashtu që pas ndalimit të automjetit nga ana e policisë në Pikë kontroll, i cili automjet drejtohej nga P.M., dhe më pas policia me të vërejtur qesen e zezë në ulësen e pasme të automjetit, i urdhëron të akuzuarit të dalin nga automjeti, me ç’rast D.L., prangoset me që duke dal nga automjeti tenton ta gjuaj qesen në të cilën kishte lëndë psikotropike të llojit “marihuanë” me peshë të përgjithshme 4 kg. e 694.16 gr., si dhe në një xhaketë kishte të holla në shumë prej 755.80 euro”.

“Ndërsa, S.K., dhe P.M., pas një kohe ndalohen nga policia, kurse i akuzuari H.K., arratiset nga vendi i ngjarjes duke qenë i paarritshëm për një periudhë kohore për organet e ndjekjes”, njofton Prokuroria e Prizrenit, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Lajme të përafërta

Biblioteka “Ymridin Çengaj” pjes e aktivitetit tradicional “Java e Bibliotekës”

TV OPOJA
April 11, 2019

PSD edhe në Sharr (Foto)

TV OPOJA
November 24, 2018

Hatim Baxhaku i kërkon dorëheqjen Uran Halimit nga pozita e Kryesusit të kuvendit komunal në Dragash

TV OPOJA
January 20, 2022
Exit mobile version