TV OPOJA
Sport

Dragash: U zhvillua edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të skijimit “Dardania Cup”

Federata Ndërkombëtare e Skitarisë (FIS) në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizuan edicionin e dytë të garës së skijimit “Dardania Cup”

Sot, më datë 07.03.2021, në Qendrën Turistike Arxhena ne Brod, me pjesëmarrje të shumë sportistëve dhe dashamirëve të sportit u zhvillua edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të skijimit “Dardania Cup”, e cila organizohet nga Federata Skitare e Kosovës në nivel të FIS.

Në fjalën përshëndetëse të tij, Kryetari Shabani vlerësoi angazhimin e lartë të Federatës Skitare të Kosovës në organizimin e kësaj gare. Gjithashtu, ai falënderoi federatat skitare të shteteve pjesëmarrëse si: Turqinë, Shqipërinë, Hungarinë, Maqedoninë Veriore, Sllovakinë ku iu uroi sukses të gjithë garuesve pjesëmarrës. E gjithë gara u mbikqyr nga delegati teknik i FIS, slloveni Dusan Gorisek.

Në shenjë respekti, Kryetari ndau mirënjohje për Kryetarin e Federatës së Skitarisë, z. Milaim Kelmendi për kontributin e dhënë në avansimin e sportit të skitarisë dhe promovimin e vlerave tona turistike që njëherit janë prioriteti kryesor për zhvillimin ekonomik të komunës tonë.

Lajme të përafërta

Anulohet ndeshja ndërmjet KF Lugut të Beranit dhe KF Opoja

TV OPOJA
March 13, 2020

Ligjin për Sponsorizim fuqizon sportin në Kosovë

TV OPOJA
June 28, 2019

Tifozi opojan që i sjell fat K.F. KUKËSIT!

TV OPOJA
January 29, 2020
Exit mobile version