TV OPOJA
Covid19 Dragash

Dragash: Shkaku i COVID-19, dy vëllezër vdesin brenda 3 ditëve

Një rast tragjik që ndërlidhet me virusin Covid-19 ka ndodhur në një familje në fshatin Bellobrad të Dragashit, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy vëllezër brenda tre ditësh. Numri i të vdekurve në këtë komunë nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 18 viktima.

Komuna e Dragashit, në krahasim me komunat e tjera më vonë kishte regjistruar të infektuarit e parë me Covid-19 dhe deri ditën e shtunë numëronte 16 viktima. Por të dielën dhe të martën, janë shënuar edhe dy raste fatale, pasi kanë ndërruar jetë dy vëllezër nga fshati Bellobrad.

Drejtori i QKMF-së ” Adem Berisha” në Dragash, Ramadan Jashari, thotë se të ndjerët janë trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Nipi i të ndjerëve, Xhemal Kalanderi, bën të ditur se dy vëllezërit kishin një diferencë prej katër vitesh mes tyre, dhe se vetëm njëri prej tyre vuante edhe nga sëmundje të tjera. Ai thotë se përkujdesja shëndetësore ndaj dajve të tij, ka qenë në nivel të lartë nga stafi mjekësor i Spitalit të Prizrenit.

Ndërkaq, drejtori i QKMF-së, Ramadan Jashari, thotë se prej fillimit të pandemisë e deri më tani, janë regjistruar 18 raste të vdekjeve në këtë komunë. Sipas autoriteteve shëndetësore të kësaj komune, përveç rasteve të vdekjes së dy vëllezërve nga Bellobradi, numri i rasteve të reja me koronavirus ka pësuar rënie të dukshme, dhe se gati për tre javë nuk janë regjistruar raste të reja.

Ndryshe, tragjedia e rëndë ka pllakosur familjen Qafleshi nga Bellobradi . Në një hark kohor përreth dy ditësh kjo familje ka humbur njëri pas tjetrit dy vëllezërit, si pasojë e virusit. Vëllezërit nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin, kështu njëri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçe e tjetri në të 60-at.

Lajme të përafërta

31 TË SHËRUAR DHE 87 RASTE ME COVID-19!

TV OPOJA
June 28, 2020

NJËQIND E KATËRDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19 DHE PESË TË SHËRUAR!

TV OPOJA
June 16, 2020

TRIDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE TETË RASTE ME COVID-19!

TV OPOJA
May 9, 2020
Exit mobile version