TV OPOJA
Aktualitet

Dragash: Mungesa e të pandehurit shtynë për kohë të pacaktuar gjykimin për sulm

Mungesa e të akuzuarit për sulm, Denis Alidini, ka bërë që të dështojë të mbahet seanca e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjyqtari i rastit, Bekri Vehapi deklaroi se ka fakte se i pandehuri është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo tha se mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Milot Krasniqi.

Në këto rrethana, gjyqtari Vehapi e ka shtyrë gjykimin për kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur me 25 shkurt 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Denis Alidini akuzohet se me 19 shkurt 2019, rreth orës 17:20, në Dragash, saktësisht afër stacionit të autobusëve, për shkak të problemeve të mëhershme lidhur me aksidentin në trafik, i njëjti fillimisht i drejtohet të dëmtuarit Zurhem Pajaziti me fjalët, “a ke qenë ti aty kur patëm aksident trafiku para tri dite?” dhe pasi i dëmtuari përgjigjet “unë jo, vëllai”, atëherë i pandehuri me një thikë kuzhine në dore, me dashje merr veprim për ta sulmuar. Mirëpo në aktin akuzues thuhet se falë patrullës policore e cila ishte në atë moment duke kaluar andej, i pandehuri arrestohet dhe shoqërohet në stacionin policor. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Refuzohen 49 fletëvotime për kryetar të Dragashit

TV OPOJA
December 14, 2021

Fabrika e ambalazheve plastike “AEG” vazhdon bashkëpunimin shumë vjeçar!

TV OPOJA
June 14, 2019

Koalicion ndermjet pesë subjekteve politike për bashkëqeverisje në Dragash

TV OPOJA
January 10, 2022
Exit mobile version