TV OPOJA
Aktualitet

Dragash: Fillon mbajtja e dëgjimeve buxhetore me qytetarë për buxhetin e vitin 2024!

Ka filluar mbajtja e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, për planifikimin e përbashkët të buxhetit për vitin 2024. Dëgjimi i parë u mbajt në fshatin Brodosanë, me banorët e fshatrave Brodosanë, Zaplluxhe, Blaç, Kuklibeg, Buzez, Kuk, Kosavë, Pllajnik, Kapre.

Takimin e hapi kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi projekt-buxhetin dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026 të miratuar nga Asambleja Komunale. Më pas, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni, prezantoi listën projekteve kapitale të parapara për t’u realizuar gjatë vitit të ardhshëm.

Pas prezantimit të projekt-buxhetit, qytetarët patën rastin që të shprehin kërkesat, vërejtjet dhe propozimet e tyre. Kryetari Xheladini i falënderoi të gjithë për interesimin e treguar për të marrë pjesë në hartimin e buxhetit për vitin 2024.

Në këtë dëgjim publik morën pjesë edhe asambleistë nga fshatrat përkatëse dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit lokal.

Për këtë dëgjim buxhetor do të publikohet procesverbali me të gjitha kërkesat e qytetarëve në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.
https://kk.rks-gov.net/dragash/category/takimet-dhe-degjimet-publike-buxhetore/

Lajme të përafërta

Është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

TV OPOJA
April 10, 2019

Kryeministri Hoti: Në afat optimal të përfundoj rruga Zhur-Dragash

TV OPOJA
August 2, 2020

Kirurgu që ofendoi pacienten në Prizren, pritet të del para Komisionit Disiplinor

TV OPOJA
February 23, 2019
Exit mobile version