TV OPOJA
Aktualitet

Dragash: Dështon gjykimi në rastin e të akuzuarve që kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Latif, Ymerjet dhe Lidiron Krasniqi, Hajdar, Miradif dhe Bedri Gashi, Hyrmet, Ilir dhe Gazmend Kryeziu si dhe Mehmed Shala.

Shkak për dështimin e kësaj seanca ka qenë mungesa e tre prej të akuzuarve, Ymerjet Krasniqi, Ilir dhe Gazmend Kryeziu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja e rastit, Sabaheta Kurteshi, ka thënë se gjykata ka fakte se këta të akuzuar janë ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo sipas saj, ata nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre.

Prezent në shqyrtimin fillestar të së mërkurës kanë qenë të akuzuarit e tjerë, Latif dhe Lidiron Krasniqi, Hajdar, Miradif dhe Bedri Gashi, Hyrmet Kryeziu dhe Mehmed Shala, si dhe prokurorja Elfete Purova.

Seanca e radhës është caktuar më 10 korrik 2019, në ora 11:30.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 tetor 2017, nga Prokuroria Themelore në Prizren, të pandehurit Latif, Ymerjet dhe Lidiron Krasniqi, Hajdar, Miradif dhe Bedri Gashi, Hyrmet, Ilir dhe Gazmend Kryeziu si dhe Mehmed Shala, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Ata akuzohen se prej 16 deri më 24 gusht 2017, në fshatin Brezne, tek vendi i quajtur “Rrafshi i Liqenit”, në bashkëveprim asgjësojnë, dëmtojnë dhe bëjnë të papërdorshme pasurinë e të dëmtuarit Liridon Krasniqi.

Sipas aktakuzës, vepra kryhet në atë mënyrë që të pandehurit kishin lënë bagëtitë për të kullotur pa asnjë mbikëqyrje dhe si pasojë e kësaj kishin hyrë në parcelën e të dëmtuarit, i cili në to kishte mbjellë fasule dhe patate, e të cilat parcela më pas ishin dëmtuar nga kullotja e bagëtive. Me këto veprime, sipas aktakuzës, të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në shumen prej 700 eurosh.

Me këtë, ata akuzën se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” e parapare në nenin 333 paragrafit 1 e Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Sot kremtohet 50 vjetori i fillimit të punës së SHFMU “ Shaban Shabani” në Llopushnik.

TV OPOJA
May 15, 2021

Aksident me lëndime trupore në Dragash, makina largohet nga vendi i ngjarjes!

TV OPOJA
February 8, 2022

Klubi letrar “Luigj Gurakuqi” organizoj orë letrare në bashkëpunim me nxënësit e shkollës Ulina – Kosavë

TV OPOJA
February 14, 2019
Exit mobile version