Ditën e djeshme personalitete të profileve të ndryshme nga Komuna e Dragashit u emëruan si Ambasador për paqe nga Federata Universale e Paqes (FPU), nder personalitet e respektuar ishte edhe prof. dr. Selami Sylejmani.
Ky i fundit u lavdërua lartë për punën dhe vepren e tij, nga kryetari i Këshillit të FPU për rajonin e Prizrenit, z.Bedri Çejku, njëherit edhe moderues i keti organizimi.
Ai me një biografi te shkurter prezentoi punën dhe veprën e prof. dr. Selami Sylejmani, poashtu perkujtoi muajin Prill të vitit 1981, atëher kur në vendin e punës së mjekut, arresohet e përjashtohet nga vendi i punës, dhe me pranga në duar dërgohet në burgun e Prizrenit! me arsyen se ishte përkrahës i demonstratave me kërkesën KOSOVA REPUBLIKË!
Selami Sylejmani është një nga 11-të të emëruarit e Komunës së Dragashit si “Ambasador për paqe” nga Federata Universale e Paqes (FPU).