TV OPOJA
Aktualitet

Dr Rafet Abazi nga sot është pjesë e “Ortomedica Hospital”

“Ortomedica Hospital” nga sot ekipës të Anestezionit i është bashkangjitur tani më dhe Dr. Rafet Abazi përcjell televizioni Opoja.

Rafet Abazi i lindur me datë 31.05.1955 në Fshatin Bresanë Komuna e Dragashit. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në degën e Anesteziologjisë me Ranimacion në VMA – te Beogradit.
Me 18.05.1988 përfundoi specializimin nga dega Anestezion me Reanimacion dhe nga ajo ditë deri me 31.05.2020 ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit ku dhe ishte anesteziologu i parë s i cili e themeloi shërbimin e Anestezionit me Reanimacion pranë këtije spitali. Nga viti 1988-1992/93 deri kur erdhën masat e dhunshme ishte shef i sherbimit te Anestezionit me Reanimacion në Spitalin e Prizrenit. Gjatë periudhës së luftës me 11 Maj 1999 u lajmërua ne Kukës në Shtabin e UÇK-së ku shërbeu deri në perfundim të saj. Menjëherë pas çlirimit është emëruar Drejtor i parë i Spitalit të Përgjithshem te Prizrenit.
Gjatë karrieres së tij ka bashkpunuar me Kliniken Oftalmologjike Kubati dhe Spitalin Special Kirurgjikos në Prizren. Nga data 27 Korrik 2020 der më 30 nëntor 2021 në Spitalin special Gjinekologjlko Obstetrk Kestrina në Hajvali. Nga data 01 Dhjetor 2021 dhe në vazhdim jep shërbimin e Anesteziologjisë me Reanimacion në Spitalin tonë.

“Ortomedica Hospital” – Aty ku rruga drejtë një jete të shëndetshme është shumë e shkurtër.

Ju mirëpresim!

Lajme të përafërta

Mergim Mestani tregon kërcenuesin më të madhë të Institucioneve në Kosovë!

TV OPOJA
February 18, 2020

Sigurohen mbi 160 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, QKMF-të në pritje

TV OPOJA
October 3, 2020

Ramazan Fetahu sjellë botimin e radhës “Filozofia morale e Farabiut”

TV OPOJA
June 6, 2019
Exit mobile version