Kryetari i Qendrës së LV në Dragash, Ibrahim Ajupi, ka prezantuar prurjen e re në këtë parti. Bëhet fjalë për specializanin e ri të ortopedisë nga Zgatari, Dr. Jetmir Ajdini transmeton televizioni Opoja.
Më poshtë postimi i plotë:
Jetmiri në Lëvizje
Jetmir Ajdini nga fshati Zgatar është anëtarësuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Bashkë me kryetarin e Pikës tonë në Zgatar, Sadam Sallahun, e mirëpritëm sot në zyrën tonë në Sharr.
Jetmiri është Specializant i Ortopedisë.
Me Jetmirin si mjek e aktivist dhe Lëvizjen si infrastrukturë për ndryshim, Sharrin e kthejmë nga koma 20 vjeçare në të cilën na e kanë futur partitë që kanë kequdhëhequr me komunën deri më tani.