TV OPOJA
Aktualitet

Dorëheqje dhe pakënaqësi në degën e LDK-së në Dragash!

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Dragash, Fejzi Selmani në një status të publikuar në Facebook ka bërë publike dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet në ketë parti.

Sipas Fejzi Selamanit dorëheqjen e tij e kishte paraqitur qysh në ditën kur është mbajtur kuvendi zgjedhor por nuk i din arsyet e mos publikimit të saj.

Arsyet për të cilën kishin shtyrë Fejziun që të jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në ketë parti ishin pazaret e orkestruara nga disa individë.
Ai vazhdoi edhe me akuza për kandidatin për kryetar të komunës nga dega e LDK-së në Dragash ku sipas Fejziut keta janë ata të cilet e kan pru LDK në ketë pozit.

Fejziu për fund thotë se nuk ka mundesi sërish të kerkoj vot për tridhjetë vjet radhazi për të njëjtit individë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Miremengjes ju votues te sinqerte te LDK-se,me padashje me duhet te ju bej me dije se qe nga e diela e fundit,une kam dhene doreheqje nga posti i kryetarit te nendeges se Bresanes,por per qudi kjo doreheqje nuk eshte bere publike nga ata te cilet duhet ta benin.

Pyes vehten,pse te mos behej publike,apo mos ndoshta dikush frikohet nga kjo?

Siq e dini,te dielen eshte mbajte kuvendi zgjedhor i deges, ku qysh para se te filloj kuvendi,ne shesh dolen pazaret(edhe pse ne Dragash dite pazari eshte e Premtja),pra nuk pat zgjedhje por vetem emrimi i pozitave te ndara mes protagonisteve te pazarit.

Kandidati i pare Naser M. U detyrua qe terhiqet nga gara per te lene vendin dikujt per faj te te cilit LDK ne Dragash eshte ne opozite qe tash e 12 vjet,athua keshtu shperblehen njerezit ne kete parti!!!.

Une kete pazar e verejta qysh heret, dhe se ne nje nga mbledhjet e kam shpreh shqetesimin e votueseve te Bresanes dhe edhe me gjere,te cilet ma bene me dije se deri kure ne duhet te votojme Xheladina dhe Shemsidina!!!,athua nuk ka partia njerez tjere per tu votuar,a nuk eshte mjafte qe 30 vjet te votohen te njejtit!!!.

Kjo me beri qe te merrja nje vendim qe te terhiqem, sepse nuk mund te vazhdoja te kerkoja vota nga votuesit dhe se disa nga bashkepunetoret e mi punuan pas shpines per pazare qe ata i dijne ma mire pse.

Ju kerkoj falje atyre te cilet me dhane besimin per te udheheq nendegen,por atyre ju them qe shume shpejte do ta kuptojne se pse LDK ne Dragash eshte aty ku eshte,dhe se pazare kishte pas edhe perpara,dhe se dikush duhet te jap pergjegjesi per kete.

Ju falemnderit juve votueseve dhe beshkepunetoreve te sinqerte,paqi suksese ne jeten tuaj gjithmone,gjerat do te vijne ne binare me kalimin e kohes,sepse ju vete do te vetedijesoheni,besoj.

Ju falemnderit atyre qe me mirekuptuan.

Lajme të përafërta

Pranver Asllani, djali i Veteranit të ndjer nga Zhuri tregon sfidat e prindërit të tij gjatë luftës së fundit

TV OPOJA
June 30, 2022

Promovohet turizmi i komunës sonë në panair në Prishtinë

TV OPOJA
November 19, 2018

Shembull për gjeneratat e reja, Profesori i muzikës Krenar Vehbiu(Video)

TV OPOJA
December 14, 2021
Exit mobile version