TV OPOJA
Aktualitet

Donacion nga “Beau Soleil Collège Alpin International” për nevojat e nxënësve të shkollës Fetah Sylejmani, Dragash

Në shkollën SHFMU”Fetah Sylejmani” në Dragash ka arritur një donacion me inventare shkollore për nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle. Donacioni është bërë nga “Beau Soleil Collège Alpin International” me ndihmën e bashkatdhetarit i cili jeton në Zvicër Bashkim Ahmeti ne bashkpunim me bashkatdhetarë të tjerë të cilet jetojnë dhe punojn në Zvicer, percjell Tv Opoja.

Drejtori i Shkollës Fetah Sylejmani nëpërmjet rrjeteve sociale ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët të cilët kanë marrë pjesë në këtë aksion humanitar .

Falënderojmë “Beau Soleil Collège Alpin International” për donacionin e dhuruar (banka dhe karriga shkollore) për nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve të SHFMU”Fetah Sylejmani” Dragash.
Njëkohësisht, një falënderim i veçantë i dedikohet bashkëvendësit tonë në Zvicër nga fshati Shajnë z. Bashkim AHMETI si dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë në diasporë të cilët ndihmuan në këtë donacion shkruan MSc.Flurim ÇENGAJ, percjell TV OPOJA.

Lajme të përafërta

Reagon kryetari i SHEAS pas akuzave nga Dega e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
November 3, 2021

Gazetari Demir Reshiti ka rezultuar pozitiv me Covid-19!

TV OPOJA
June 30, 2020

Bexhet Xheladini flet për konkursin e ”Eco-Regjionit” ku opozita akuzon për punësime familjare e partiake

TV OPOJA
June 1, 2022
Exit mobile version