TV OPOJA
Aktualitet

Donacion për Komunën e Dragashit nga MKB në Kosovë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani priti në takim përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – Lino Sciarra, shefi i zyrës rajonale në Pejë dhe
Abedin Lataj, asistent për menaxhimin e programit. Me ç’rast Komuna e Dragashit pranoi edhe një donacion tjetër nga ana e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kësaj rradhe paisje mbrojtëse për stafin e Komunës.

Donacioni përfshinë: Maska mbrojtëse 2000 copë dhe Doreza 1700 palë për stafin e Komunës së Dragashit në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID – 19.

Pranimi i donacionit u bë nga ana e Kryetarit të Komunës, z. Shaban Shabani ku shfrytëzoi rastin t’i falënderojë mysafirët për përkrahjen e vazhdueshme që Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i ka ofruar Komunës së Dragashit.

Lajme të përafërta

Shënohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

TV OPOJA
May 5, 2021

Mjekët në grevë të përgjithshme – Sindikata pret reflektimin e Qeverisë, paralajmëron masa të tjera

TV OPOJA
November 25, 2021

Apel për qytetarët e Komunës së Dragashit për kujdes të shtuar në trajtimin e zjarrit

TV OPOJA
June 30, 2022
Exit mobile version