TV OPOJA
Biznese

Donacion anti-COVID nga kompania AEG, përfituese tri shkolla (Video, Foto)

Sot në zyrën e kryetarit të komunës u nënshkrua memorandum bashkpunimi, prej të cilit do përfitojn nxënësit e tre shkollave fillore nga Komuna e Dragashit.

Duke u nisur nga rrethanat e krijuara si pasoj e pandemisë, prej buxhetit të planifikuar për donacione, kompania vendore AEG SHARR do dhuroj pako anti pandemi, për të gjith nxënësit e nivelit fillor (kl1- kl5), në shkollat: “28 Nëntori” Bresanë, “Ilmi Bahtijari” Blaç dhe shkollën “Samidin Emini” Kuk.

Pakot përmban: Dezinfektuës, maska higjienike, materiale informuese si dhe dhurata për mbi 500 nxënës të shkollavë të lartëpermendura.

Pas nënshkrimit krytari i komunës e falendëroi përfaqesuesin e kompanis AEG, duke permendur se këto donacione janë mëse të nevojshme e të mirëpritura në këto kohë, ngase vetë komuna e ka shumë të vështirë të mbuloj të gjitha kërkesat, ndersa përfaqesuesi z. Shpetim Kamberi nder tjerash tregoi se u zgjodhën pikerisht nxënësit e nivelit fillor pasi që ky nivel është më pak i vetëdijeshem për gjendjën që po kalojm e njëherit mund të jen edhe bartës të infeksionit nepër familje.

Këto pako do shpërndahen nëpër shkolla ditët në vijim nga vet përfaqësuesit e kompanisë.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Dragashit (Video, Foto)

TV OPOJA
December 24, 2021

Ka filluar trajnimi për robotikë dhe printim 3D nga Tech House në Dragash

TV OPOJA
May 10, 2023

20 vite nga vënja e gurthemelit të xhamisë së re në Bresanë (Video, Foto)

TV OPOJA
August 26, 2022
Exit mobile version