TV OPOJA
Aktualitet

DOKUMENT: Kjo është marrëveshja e plotë mes LDK-së dhe VV-së në Dragash

Zgjedhjet lokale të 14 nëntorit 2021 në komunën e Dragashit i ka fituar Behxhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë kanë arritur marrëveshje për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas marrëveshjës së siguruar nga Gazeta Insjaderi, palët janë pajtuar që postin e kryetari ta marrë Behxhet Xheladini nga LDK, ndërsa nënkryetari do të emërohet nga rradhët e Vetëvendosjes.

Kryesuesi i kuvendit komuna, dy këshilltarë, Drejtoria e Arsimit dhe një drejtori që do të përcaktohet në bashkëpunim me LDK-në do t’i përkasin Vetëvendosjes.

Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini në tërësi i ka marrë 6,071 vota në zgjedhjet lokale, pas numrimit të votave nga diaspora.

Lajme të përafërta

Dy shkollat e binjakëzuara program të përbashket me rastin e 20 vjetorit të ekzodit

TV OPOJA
March 30, 2019

Vetëvendosje: Mosanalizimi i punëve nga komuna e Dragashit lë qytetarët pa analiza shëndetësore!

Redaksia
August 18, 2023

Reagon kryetari i SHEAS pas akuzave nga Dega e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
November 3, 2021
Exit mobile version