TV OPOJA
Aktualitet

Doktori i luftës dhe i paqës, Dr.Rafet Abazi pensionohet!

Dr. Rafet Abazi u lind më 31 maj 1955 në fshatin Bresane Komuna e Dragashit. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në degën e anesteziologjisë me reanimacion në VMA- Beogradit.

Si specialist i ri në Spitalin e Prizrenit së bashku me kolegët kirurg, ortoped dhe urolog në vitin 1989 u ballafaquan me të plagosur nga forcat policore dhe ushtarake serbosllave. Ky ishte ballafaqimi me të plagosur të rëndë nga mjete luftarake ku kërkonin masa urgjente të reanimacionit.

Në Prill të vitit 1999 pasi kishte filluar fushata e bombardimeve të NATO-s mbi forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, filloi largimi masiv me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova. Një urdhër për ta lëshuar Kosovën e muar edhe dr.Rafet Abazi nga organet policore në Prizren. Pasi doli në Kukës më 10 maj 1999 të nesërmen më 11 maj 1999 u lajmërue për mobilizim në Shtabin e UÇK-së në Kukës.
Aty filloi punën në shërbimin shëndetësor, pranë shtabit së bashku me Dr.Selman Shehun,Dr.Menan Gashin, Dr.Xhelil Karavidaj, farmacistin Zehadin Gashin dhe mjek tjerë. Gjatë kësaj kohe kujdesëshin për shëndetin e ushtarëve, bënim vizitat e ushtarëve të rinjë të mobilizuar dhe organizonim kurse të ndihmës së parë.
Pas fillimit të operacionit “Shigjeta” me kërkesën e Dr.Hatim Baxhakut dhe udhëheqësit të shërbimit shëndetësor në Shtabin e UÇK-së z.Hysni Hoxha dërgohet në Krumë për shërbim në Spitalin fushor ushtarak të Krumës në përkrahje sanitare të ofenzivës së Pashtrikut.

Në periudhën prej 24 maj deri më 17 qershor 1999 në Spitalin ushtarak fushor të Krumës ka shërbyer së bashku me Dr.Hatim Baxhakun, Dr.Rrahim Ymerin,Hysni Hoxhën dhe ekipen e mjekëve nga Norvegjia në kuadër të organizatës NORWAK. Gjatë kësaj kohe kan trajtuar një numër të madh të të lënduarve të rëndë me përkushtim dhe profesionalizëm. Spitali ka pasur edhe një laborator, rentgen mobil dhe një aparat të ultrasonografisë. Gjatë kësaj kohe në spitalin ushtarak ishte edhe radiologu nga peja Dr.Shemsedin Muhaxheri.

Në pjesën e spitalit kishin edhe njësinë për pacient të jashtëm ku janë trajtuar një numër i madh i civilëve refugjatë ku punonin disa mjek.
Pas përfundimit të luftës dhe pas transferimit të të plagosurve në Kosovë Dr.Rafeti është këthyer në Prizren ku me propozim të strukturave të UÇK-së është emëruar Drejtor i Spitalit të Prizrenit.

Të dhënat janë marrë nga Ajret Misini më 17.12.2019

Lajme të përafërta

Drejtoria e Arsimit në Dragash ka futur frymën garuese në të gjitha institucionet arsimore në Dragash.

TV OPOJA
April 11, 2019

Partia e Duda Baljes, ndihmon familjet skamnore në Dragash dhe Istog

TV OPOJA
March 22, 2020

Naser Tafili nga Opoja triumfues në shumë gara të shahut.

TV OPOJA
March 29, 2021
Exit mobile version