TV OPOJA
Lajme nga Opoja

Do t’ ia këndoj një këngë Opojës !

Do t’ ia këndoj një këngë Opojës !

Shkruan: Demir Krasniqi
Çka m’ thotë zemra – m’ del prej gojës ,
Do t’ ia këndoj një këngë Opojës !
Për traditat e këtij venit –
Vendlindjes s’ Ymer Prizrenit !

I këndoj trevës atdhetare –
Krenari n’ trojet shqiptare !
Me njerëz t’ urtë përparimtarë ,
T’ edukuar dhe besimtarë !

Brez pas brezi opojalitë –
Bujarinë e kanë traditë !
Përmbajnë vlera t’ kulturuar ,
Njerëz të urtë dhe t’ edukuar !…

Kanë vlera patriotike –
Të pa shlyera historike !
Si dikur ashtu dhe sot –
Janë shpirtpastër porsi lot !

Opoja ka historinë ,
Traditën dhe trimërinë !
Ka në shpirt besnikërinë ,
Në zemër e ka lirinë !…

Djepi i trimave opojarë –
Nuk ka rritë kurrë një tradhtarë !
Por , ka rritë shumë atdhetarë –
Faqebardhë t’ vërtetë shqiptarë !

Ndër krahinat tona kreshnike –
Opoja është e pastër etnike !
Është ndër trevat lakmitare –
Qind për qind popullsi shqiptare !

Tri shtylla të forta janë ,
Që ka n’ shpirt çdo opojanë –
Kultura, arsimi dhe besimi ,
Urtësia dhe përparimi !…

Opojanët me urtësi –
Janë punëtor me plot qetësi !
Janë strateg e zanatli –
Krenar të jesh opojali !

Lajme të përafërta

Agron Gashi flet pas publikimit të vendimit për shkarkim nga dega e AAK-së në Dragash

TV OPOJA
January 8, 2022

Turne në PingPong organizuar nga Rinia Demokratike në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
February 15, 2020

Poezi nga Sahit Osmani kushtuar “Zogjve në ikje”

TV OPOJA
November 22, 2018
Exit mobile version