TV OPOJA
Arsim

DKA në Dragash, sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash (DKA), sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

Për herë të tretë Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës
organizojnë Olimpiadën Matematike. Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Komunës së Dragashit në Olimpiadën XIII Matematike të Kosovës e cila do të mbahet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë (Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Kalabri).

Më 27 shkurt 2021, e shtunë, në ora 10:00, do të mbahet Olimpiada XIII Matematike e Kosovës – OMK 2021. Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjedhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 62-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2021, e cila do të mbahet në St. Petersburg, në Rusi, prej datës 14. 07. 2021 deri më datën 24. 07. 2021, ku Kosova merr pjesë për herë të njëmbëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjedhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Garat Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2021, e cila do të mbahet në qytetin Kutaisi, në Gjeorgji, prej datës 09.04.2020 deri më datën 15.04.2020.

Po ashtu, nga Olimpiada Matematike e Kosovës do të përzgjedhen nxënësit nga klasa IX që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e Dytë Matematike Kosovë – Shqipëri – KAMO 2021, e cila do të mbahet në Shqipëri.

Olimpiada Matematike e Kosovës mbahet për nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta. Në Olimpiadën Matematike të Kosovës marrin pjesë të gjitha vendet e para dhe të dyta të klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Drejtori i shkollës z. Shukri Nebiu uron 52 vjetorin e SHML “Ruzhdi Berisha”

TV OPOJA
April 18, 2021

42 vite punë, pensionohet mësuesi Muhamed Kryeziu

TV OPOJA
March 15, 2019

Njoftim për konkursin për mësimdhënës në fshatin Plavë

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version