TV OPOJA
Personazhe

Djaloshi nga Opoja rrëmben vendin e tretë në garën për Çiklizëm në Kosovë

Federata e Çiklizmit në Republikën e Kosovës ka organizuar edhe sivjet garën e Çiklizmit, pjesëmarrës të së cilës ishin mbi 40 garues nga e mbarë Kosova.

Nder tre më të shpejtit e kësaj gare është edhe Jetmir Hakiu nga fshati Bresanë nga komuna e Dragashit i cili arriti ta përfundoj garën i treti ndersa vendin e parë e fitoi Blerton Nuha nga Ferizaji e të dytin, Qendrim Burniku.

Çiklizmi ishte pasion për Jetmirin qysh prej fëmijërisë e nga atëher ai ka garuar shumë herë jozyrtarisht me shokë e edhe në disa gara zyrtare në kuadër të komunës.

Si duket nga këto pjesëmarrje të shumta në garat për Çiklizëm, Jetmiri fitoi guximin që të marri pjesë edhe në organizimin e federatës së Çiklizmit të Kosovës.
Jetmiri për redaksinë tonë thotë se ishte një garë shumë e vështirë pasi që kandidatët ishin më të trajnuar se sa tek organizimet tjera, e për ketë ndjehet krenar për vendin e tretë që kishte marrë, edhe pse synimi i tij në çdo garë është vendi i parë.

E kjo ndoshta mund të i sjellë fat Jetmirit që në vitin tjetër të rrëmbejë ketë vend.
Vlen të theksohet se Jetmiri ishte pjesëmarrësi i vetem nga komuna e Dragashit në ketë organizim.

Lajme të përafërta

Kolloni: Ëndrra ime, të vesh fanellën e kombit tim

TV OPOJA
March 6, 2023

KF Opoja reagon për ndërtimin e stadiumit

TV OPOJA
June 24, 2022

U PENSIONUA PROF. DR. MISIN MISINI – NJËRI NGA INXHINIERËT E PARË OPOJANË

TV OPOJA
July 5, 2022
Exit mobile version