TV OPOJA
Arsim

Dita e katërt e Edicionit të 17-të të Javës së Biblotekës në Kosovë u zhvillua në Dragash. (Video, Foto)

Komuna e Dragashit së bashku me Biblotekën Kombëtare të Kosovës organizuan ditën e katërt të Edicionit të 17-të të Javës së Biblotekës me programe të shumta.

Dita e parë u mbajtë në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, ku dhe u hap Bibloteka Digjitale, e më pas diskutime të ndryshme.

Dita e dytë u mbajtë në Prizren, ku përveç drejtorëve dhe zyrtarëve biblotekarë, pjesë e takimit dhe diskutimet ishin edhe drejtorët për Kulturë Rini dhe Sport.

Dita e tretë u organizua në Mitrovicë, e sesioni i dytë u mbajtë në Suharekë.

Sot, ishte dita finale e këtij aktiviteti madhështor, e cila u organizua në Dragash. Pjesëmarrës ishin rreth 100 persona nga Bibloteka Kombëtare e Kosovës, nga gjithë biblotekat e Kosovës, përfaqësues të lartë të biblotekave, si dhe doktor Martin Montoya. Hapjen e bëri Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani, i cili i falënderoi të gjithë të pranishmit e më pas foli për rëndësinë e biblotekës si vatër e dijes dhe e një shteti të suksesshëm. Më pas fjalën e morri Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, z. Lirim Hajredini, i cili i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre. Pas fjalëve përshëndetëse u vazhdua me ekspozitën e Abetares ndër vite, duke filluar që nga viti 1906 deri në vitin 2018.

Një moment emocionues ishte dhe ndarja e mirënjohjes menaxherit të Shtëpisë së Kulturës për kontributin e dhënë për shumë vite.

Më pas u vazhdua me prezantime të ndryshme lidhur me biblotekën dhe ndikimin e saj në procesin e arsimkt, nga menaxheri i biblotekës “Ymridin Çengaj”, z. Azi Rifaj, dhe nga zyrtarë të tjerë të Biblotekës Kombëtare të Kosovës.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Shkolla “Sezai Surroi” feston ditën e Mësuesit

TV OPOJA
March 7, 2020

Mullinjtë e harruar të Dragashit

TV OPOJA
October 27, 2018

Klasë e re për parashkollorët në Bresanë, donacion nga CIMIK-u Italian (Video, Foto)

TV OPOJA
February 26, 2020
Exit mobile version