TV OPOJA
Aktuale

Dita botërore e kursimit, shënohet edhe në Kosovë

Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.
Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit. Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.
Për ta shënuar këtë ditë Banka Qendrore e Kosovës do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes së cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së kursimeve.
Aktiviteti mbahet sot nga ora 10:00 në objektin e Bankës Qendrore./TvOpoja

Lajme të përafërta

Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës dhe uzurpim prone në Prizren

TV OPOJA
November 6, 2018

Partitë politike aktive në terren, paralajmërim për zgjedhje

TV OPOJA
November 2, 2018

Kryetari Shabani ngushëllon familjen e policit Sami Thaqit

TV OPOJA
January 29, 2020
Exit mobile version