TV OPOJA
Aktualitet

Dhurohen pesë aparat të EKG-së për QKMF në Dragash

Sot kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim pronarët e Kompleksit “La Ruota” ku keta të fundit i uruan kryetarit detyrën e re raporton televizioni Opoja.

Në kuadër të kësaj vizite ata dhuruan një donacion për QKMF në Dragash.

Për vizitën e tyre kishte bërë një postim në Facebook edhe kryetari Bexhet Xheladini.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sot, në cilësinë e kryetarit të komunës kam pranuar në takim pronarët e Kompleksit ” La Ruota”. Me këtë rast, pronarët e respektuar, kanë dhënë një donacion prej pesë aparatëve EKG, për QKMF në Dragash.
Është kjo një shenjë e mirë për mua si kryetar i ri i Komunës, por njëkohësisht është edhe një kontribut shumë i çmuar për shëndetësinë në komumën tonë. Duke pasur parasysh edhe faktin, se gjithë jetën kam kontribuar për shëndetin e qytetarëve, më mirë se kushdo tjetër e kuptoj rëndësinë e këtij donacioni.
Andaj, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj edhe një herë pronarët e Kompleksit “La Routa” për këtë donacion të vyeshëm dhe shumë të nevojshëm për shëndetësinë në komunën tonë.

Lajme të përafërta

Me ardhjen në pushtet të “Qeverisë Hoti” zbutet papunësia në Dragash!

TV OPOJA
November 23, 2020

Reagon Memli Krasniqi: Votat e diasporës në Dragash u manipuluan

TV OPOJA
November 17, 2021

Emëron të birin si Këshilltar të kryetarit Bexhet Xheladini, shkarkohet Agron Gashi nga të gjitha funksionet në degën e AAK-së në Dragash

TV OPOJA
January 8, 2022
Exit mobile version