Shoqata Humanitare “Shoqëria e Bashkuara” sot në komunën e Dragashit ka zhvilluar aktivitetin e saj humanitar duke vizituar me dhjetëra familje të cilat jetojnë në kushte tejet të vështira.
Gjendja ekonomike si dhe vështirësitë tek banorët për një jetës më të mirë në komunën e Dragashit është bër problem shqetësues në këtë anë.
Komuna e Dragashit e cila ka një përbërje të popullsisë me Shqiptarë dhe Goran në kohët e vështira janë shembull për të tjerët ku mundohen me atë që kanë të ndihmojnë njëri tjetrin.
Këtë më së miri e dëshmon me aktivitetet e tija drejtuesi i Shoqatës humanitare “Shoqëria e Bashkuar” z.Elmaz Misini nga fshati Shajne e komunës së Dragashit.
Ai me ndihmën e donatorëve të cilët kanë mbështetur “Shoqërinë e Bashkuar” ka ndërmarrë një aktivitet ku janë vizituar mbi njëzet familje me kushtet e rënda për jetës.
Elmazi për redaksinë e Televizionit Opoja theksoj se ky është vetëm fillimi shpresojmë që në ditët në vazhdim të vazhdojmë edhe me pako të tjera për familjet në nevojë.
Ndër të tjerash Elmazi thotë se dua të falënderoj të gjithë donatorët të cilët na kanë mbështetur dhe na kanë besuar për të dhënë ndihmën e tyre në familjet nevojtare.