Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion ku u zbuluan mbi 90 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se aksioni u zhvillua në fshatin Tupec të komunës së Prizrenit, ndërsa personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Lajmin për aksionin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
/GazetaSinjali/