Sot në seancën e jashtëzakonshme të asamblesë komunale në Dragash si pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve.
Por në këtë seancë të jashtëzakonshme për ketë pikë të rendit të ditës ishin 13 pro dhe 14 kundër e më ketë nuk kalojë kjo pikë e rendit të ditës.
Me që ka munguar një asambleist në seancë kryesuesi i saj Uran Halimi ka votuar dy herë kundër kësaj pike te rendit të ditës.
Kjo është hera e dytë që po dështon zgjedhja e nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve.
A do të ketë edhe një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me ketë pikë të rendit të ditës pritet të konfirmohet në ditët në vijim.