TV OPOJA
Aktuale

Deshëm apo nuk deshëm, do të lëmë kohën e diplomave dhe do t’i kthehemi kohës së dijes!

Në veçanti vitet e fundit është folë bukur shumë për çështjen e diplomave, mënyrën e fitimit të tyre, skandalet e ndryshme të blerjes së diplomave, etj. Megjithatë, është një temë që nuk ka të sosur dhe që vazhdimisht do të zgjoj interesimin e shoqërisë. Kjo, për faktin se shoqëria kosovare vazhdon të vuaj nga analfabetët e shumët të paisur me diploma. Menaxhimi i keq institucional, në nivel lokal dhe qendëror, është pasojë e drejtpërdrejtë e emrimit dhe përzgjedhjes së njerëzve jo të duhur.
Sikur të emronim njerëz kredibil dhe të shkolluar mirë, si dhe të përzgjedhëshin konkurentët më të mirë nëpër konkurset për punë, pa dyshim që do të kishim institucione më profesionale dhe më të përgjegjshëme!
Sidoqoftë, gabimet dhe padrejtësitë që kanë ndodhë këto dy decenie duhet të marrin fund një ditë e më parë. Proceset shoqëroro politike, që janë duke ndodhur në shtetin tonë, vetvetiu do të nxisin kërkesën për ndryshim të qasjes ekzistuese dhe të status quos njëzet vjeqare. Fuqizimi i privatizimit dhe zhvillimi më i mirë i ekonomisë së tregut, jep mundësinë e selektimit më të drejtë të punëtorëve të kualifikuar. Kjo, do tu jepte mundësi më të madhe punëtorëve që kanë dije profesionale të mirëfillt, atyre që studimet e tyre i kanë përfunduar në mënyrë meritore dhe jo vetëm për të fituar një diplomë.
Fatkeqësisht, armata e atyre që kanë fituar diploma dhe jo dije, është shumë e madhe. Për më keq, me të tillë persona janë stërngarkuar institucionet shtetërore, sistemi i drejtësis, arsimi, administrata, dhe gjithandej, që do të jetë një sfidë në reformimin e administratës shtetërore, e në veçanti për reformën në arsim. Nuk ka dyshim, kjo, do të ketë impakte të theksuara në reformat që janë duke ndodhur në vend, dhe do të ngadalësoj zhvillimin e gjithmbarshëm shoqëror.
Por, gjithsesi, herët apo vonë, kohës së njerëzve që për qëllim kanë pasur vetëm fitimin e një diplome dhe jo të dijes, do t’i vjenë fundi.
Prandaj, secili i ri apo e re që sot vijon studimet, duhet ta ketë të qartë, e ardhmja e tij/saj nuk do të jetë paisja me një diplomë, çoftë Baçelor apo Mastër, por paisja me dije të gjerë profesionale.
Është më shumë se e qartë, se mbi 90 % e të rinjëve shkojnë në Universitet apo Kolegj, vetëm për të përfitaur një diplomë, kjo qasje dhe ky të menduar që sot ekziston te pjesa dërmuese e shoqërisë, do të tejkalohet kur selektimi për punësim do të bëhet mbi bazën e dijes së konkurentëve. Pra, lehtë mund të konkludohet që nepotizmi institucional ka ndikuar eksplicit edhe në krijimin e kësaj mendësie për studimet.
Por, përfundimisht duhet ta kuptoj secili i ri apo e re, e ardhmja e suksesshëme nuk do të bazohet në diplomën që posedon, por në dijen që ke arritur ta ketë. Koha do të jetë treguesi më i mirë.

Lajme të përafërta

Sundimi i rendit dhe ligjit sfidë edhe pas dy dekadave të lirisë së vendit!

TV OPOJA
May 28, 2019

Grumbuj arinjsh shëtitin në malet e Prizrenit

TV OPOJA
June 23, 2019

KQZ-ja në orën 11:00 shpall rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale

TV OPOJA
November 20, 2021
Exit mobile version