TV OPOJA
Kosova

Deputeti i PDK-së: Ne do ta përkrahim çdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në T7, ka thënë se partia e tij do ta përkrahin cdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Megjithatë Tahiri thotë se ajo cka Kurti po bën është diçka që nuk bëhet për shkak se s’mund të ndiqet ligjërisht një kategori e caktuar.

“Kurti po bën diçka që nuk bëhet. Zyrtarët e VV’së që thonë se po bëjnë ligj për zyrtarë e jo qytetarë. Kjo është kundërkushtetuese nëse bën ligj me ndjek një kategori të caktuar”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ai tha se kjo iniciativë do të hasë në probleme të ndryshme, e për këtë solli edhe shembull.

“Që ta konfiskosh sot pasurinë e pajustifikueshme, neve na duhen hetues dhe prokurorë të specializuar në këtë fushë. Qe një shembull, si mendon ministrja e Drejtësisë ta konfiskojë një pasuri të tillë në Maqedoni, Shqipëri e vendet e tjera. Kur e çon një letër në Shqipëri me hetu një pasuri të një personi, duhet me çu përmes prokurorit. Pra, kur e çon ministri, ai ta kthen prapa, sepse për me hetu një pasuri të caktuar duhet të shkojë përmes prokurorit, jo përmes ministrit”, ka thënë Tahiri.

“Unë i inkurajoj me vazhdu me këtë iniciativë dhe ne i presim në Kuvend. Ne do t’i përkrahim në cdo iniciativë për konfiskimin e pasurisë”, theksoi Tahiri.

Lajme të përafërta

Ministri Lluka: Lajmëromni nëse ju ndalet rryma!

TV OPOJA
November 24, 2018

Tahiri: Ky Kuvend sa më parë të shpërbëhet, ta shpëtojmë këtë shoqëri nga degradimi

TV OPOJA
December 10, 2020

Dy ministra të AAK-së sot pranojnë detyrën zyrtare

TV OPOJA
June 5, 2020
Exit mobile version