TV OPOJA
Aktualitet

Dënohet me 150 euro gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhje pylli në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, e ka dënuar me 150 euro gjobë të akuzuarit për vjedhje të pyllit, Ardijan Fetahu.
Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Bekri Vehapi, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari është shprehur se ndihet i penduar për veprën që e ka kryer dhe ka kërkuar nga gjykata që gjatë shqiptimit të dënimit t’i merr parasysh rrethanat lehtësuese.
Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Milot Krasniqi, pasi siç ka thënë ai, ky pranim është bërë në mënyrë të vullnetshme.
Gjykatësi Vehapi, të pandehurin e ka obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 30 euro në emër të viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 12 nëntor 2018 nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ardijan Fetahu akuzohet se më 11 tetor 2018, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Vllatk” në Dragash, me qellim të vjedhjes, me sharrë motorike ka prerë dru, në total 2.72 m3, me ç ‘rast Komunës së Prizrenit, Drejtorisë për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, i shkakton dëme material.
Me ketë veprim, akuzohej se ka kryer veprën penale “vjedhja e pyllit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Lajme të përafërta

Tubim elektoral nga dega e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
November 7, 2021

Banoret të cilët kanë pësuar demtime nga vershimet ftohën të aplikojnë për subvencionimin

TV OPOJA
December 8, 2020

Njoftim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dragash.

TV OPOJA
June 15, 2022
Exit mobile version