Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, ka arritur në Bosnjë e Hercegovinë ku do të marrin pjesë në kuadër të takimeve të CEFTA-s, në diskutimet me zyrtarët e Qeverisë së Bosnjës për taksën 100 për qind, që ka vendosur Kosova për produktet boshnjake.

Kosovën në Bonjë e Hercegovinë janë duke e përfaqësuar, Durim Limaj, Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Durim Limaj e ka konfirmuar për Telegrafin arritjen e delegacionit të Kosovës në Bosnjë e Hercegovinë. “Kemi arritur në Bosnjë e Hercegovinë, jemi dy vetë që e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Ardhja e jonë në Bonjë është bërë nëpërmjet Malit të Zi, probleme nuk kemi pasur dhe jemi në përcjellje të vazhdueshme nga Policia, takimi fillon nga ora 10:00”, tha Limaj.

Ndryshe ky takim është kërkuar nga zyrtarët e Qeverisë së Bosnjës, për konsultime me Kosovën lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina më 21 nëntor të vitit 2018. /Telegrafi/