Me rastin e ditës nderkombtare të gruas, 8 marsit në sallën e asambles u organizua një debat ku u trajtuan tema të ndryshme, tema të cilat kan të bëjne me realizimin e të drejtave të gruas në komunën tonë.
Të ftuar në këtë debat ishin të gjith asambleistet e kuvendit komunal si dhe grat e vajzat e punsuara në institucionet publike, të cilat ngritën shqetsimet e tyre para panelisteve.
Pjes e panelit ishin drejtor komunal, kryetari i komunes si dhe deputetja e parlamentit të Kosovës, Duda Balje e cila ndjehet e lumtur e njeherit shpreh gadishmerin për të ndihmuar në zgjedhjen e problemeve të parashtruara.
“Për qeshtjen e gjinekologjis unë vertet jam e bllokuar, pas asaj që ndogjva nga ju se si 36 fshatra nuk i kan shërbimet e një gjinekologu, nese unë e marr dritën e gjelber prej anës suaj unë do të dal publikisht për këtë problematik, është ndryshe nese një deputete del publikisht para mediave, përshkak se shumica nuk e kanë këtë informat, une nuk e kam pasur këtë informat, kam menduar se ju mungon gjinekologe femer por jo se nuk keni fare shërbime prej tyre”.
Kryetari Shabani njoftoi për një memorandum bashkupunimi që do të sjell një gjinekolog nga Prizreni në komunën tonë, poashtu premton angazhim që në të ardhmen femra të ketë përfaqsim në vendimmarrje.
“Në takimet që kemi pas me drejtorin e spitalit rajonal në Prizren, kontaktet me ministrin e shëndetsise, me drejtorin e QKUK-së ata kan zotimin edhe pse nuk mundim me fol për afate por ndoshta fundi i këtij muaji do të rezultoj me nënshkrimin e një memorandumi që një gjinekolog nga spitali i Prizrenit ti ofroj shërbimet e tij në QKMF në Dragash”.
©TVOPOJA