TV OPOJA
Aktuale

Datë historike, 9 vite më parë kosovarët votuan të pavarur

Më 15 nëntor të vitit 2009, qytetarët e Kosovës iu janë drejtuar kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Zgjedhjet e 15 nëntorit janë vlerësuar përgjithësisht si të lira dhe të drejta me një numër të konsiderueshëm të parregullsive. Por shefi i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në atë kohë në Kosovë, Darko Aleksov, gjatë prezantimit të raportit paraprak të vëzhguesve pati thënë se ishin vërejtur edhe një numër parregullsish.

“Prania e gjerë e votimit familjar që është vrojtuar, jo vetëm që është kundër ligjit, por paraqet një shkelje serioze të parimit të rëndësishëm të fshehtësisë së votimit”, pati deklaruar Aleksov.

Në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës pati fituar në dhjetë komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në pesë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tri komuna, shkruan RTK.
Zyrtarisht zgjedhjet e para të lira në Kosovë janë ato të 28 tetorit 2000, vetëm një vit pas luftës. Por, ndonëse në kushtet e represionit serb, shqiptarët e Kosovës votuan për herë të parë për të zgjedhurit e tyre në vitin 1992. Edhe në mungesë të lirisë dhe një organi ligjvënës, Kosova zgjodhi në ato vite të vështira deputetet e vetë dhe atë që u njoh si “Qeveria në ekzil”.

Lajme të përafërta

Serbët ilegalisht fusin furgon me mallra në Kosovë, ndalohen nga KFOR-i

TV OPOJA
November 30, 2018

146 kandidatë i nënshtrohen testit kualifikues për prokurorë të Shtetit

TV OPOJA
November 18, 2018

Nuk respektuan masat anti Covid, Policia shqipton 815 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

TV OPOJA
May 7, 2021
Exit mobile version