TV OPOJA
Aktuale

Çmenden serbët: Kosova blen në SHBA 4 miliardë dollarë armë, edhe sistemin antiraketor Patriot

Mediat serbe po merren intensivisht me zhvillimet në Kosovë, sidomos me këto që kanë të bëjnë me Ushtrinë.
Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në SHBA, i ka “çmendur” fare serbët.
Media serbe shkruan se “njeriu më i fuqishëm nga Prishtina” ka shkuar në Amerikë për të blerë armë për Ushtrinë e Kosovës.

“Veseli e ofron Trepçën për 4 miliardë dollarë”, është titulli i gazetës serbe.
Sipas kësaj gazete, Kosova është e gatshme që pasurinë minirare dhe energjetike t’ia jap Amerikës për armë.
“Për përgatitjen, armatimin dhe blerjen e sistemit antiraketor ‘Patriot’, Prishtina është e gatshme që amerikanëve t’ua jap pasurinë minerare dhe energjetike”, shkruan tutje media.
Kjo gazetë po ashtu ka botuar edhe një letër të ish Presidentin George Bush, sipas të cilës qysh në vitin 2008 ia ka miratuar ndihmën ushtarake Kosovës.

Lajme të përafërta

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së priti në takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa

TV OPOJA
November 5, 2018

Kryeinspektori Bedri Halimi nxirret i prangosur nga Ministria e Mjedisit

TV OPOJA
January 6, 2022

Në Dragash u mbajt promovimi i disa librave nga krijimtaria letrare e shkencore e Bedri Halimit

TV OPOJA
November 7, 2018
Exit mobile version