TV OPOJA
Aktuale

Çka duhet të dimë për Linë e Majmunëve?

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se mostra e pacientit të dyshuar për Linë e Majmunëve është dërguar për testim në Holandë.

Pacienti është hospitalizuar mbrëmë pranë Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën dyshimin se mund të jetë infektuar me Linë e Majmunëve dhe momentalisht është në gjendje stabile, njofton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se pacienti rreth 70 vjeçar nga komuna e Dragashit është i izoluar dhe i hospitalizuar në Infektivë.

Por, ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dha udhëzime për këtë infeksion, teksa bëri të ditur se periudha e inkubacionit është nga pesë deri në 21 ditë.

Në grafikat e publikuara nga IKShPK-ja thuhet se Lia e Majmunëve nuk përhapet lehtë midis njerëzve.

Lajme të përafërta

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për festën e 28 Nëntorit

TV OPOJA
November 27, 2020

Albin Kurti problemet me rrymë janë faji i qeverive të kaluara

TV OPOJA
January 19, 2022

Haskuka ka përmbushur 10 premtime, 43 të tjera thotë se i kryen deri në fund të mandatit

TV OPOJA
June 24, 2019
Exit mobile version