TV OPOJA
Arsim

CIMIK-u Italian dhuron nga dhjetë kompjuter për tri shkolla të komunës sonë (Video, Foto)

Bashkëpunimi i shkëlqyer i Drejtorisë së Arsimit në Dragash me organizatat ndërkombëtare po sjell donacione shumë të rendesishme në shkollat e komunës së Dragashit.

Këto bashkëpunime sollen investimin e CIMIK-ut Italian që vepron në kuadër të KFOR-it në tri shkolla të komunës sonë, në shkollën “Shaban Shabani” në Llapushnik si dhe shkollat e fshatrave Brod e Krushevë.

Në prezencën e nxënësve, përfaqesuesi i KFOR-it dhe nënkryetari i komunës nënshkruan donacionin që i solli këtyre shkollave nga dhjetë kompjuter që do përdoren nga nxënësit.

Në një fjal rasti nënkryetari i komunës z. Selami Sahiti, falënderoi përfaqesuesit e KFOR-it për këtë bashkpunim e premtoi se do punohet më teper, ndersa përfaqesuesi i KFOR-it u shpreh i lumtur në mesin e nxënësve e në ambientet e shkollës së re, për të cilën njëherit uroi drejtorinë e arsimit për finalizimin e saj, ndersa për fund drejtori i shkollës falënderoi për donacionin si dhe dhuroi një piktur të realizuar nga nxënësit në shenje respekti për KFOR-in Italian.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Manifestimi i ditës së pavarësisë nga nxënësit e shkollave fillore në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
February 16, 2023

Shënohet 28 Nëntori me akademi solemne dhe homazhe (Video, Foto)

TV OPOJA
November 28, 2022

Përmbyllet projekti “Promovimi i shkollave pa dhunë” (Foto, Video)

TV OPOJA
October 26, 2018
Exit mobile version