Ciceronët e ardhshëm të Komunës së Dragashit gjatë vizitës së parë në vendet turistike në regjionin e Prizrenit, ku ciceronët e ardhshëm të gjuhës angleze prezantuan vendet turistike dhe na informuan më shumë rreth atyre vendeve.
Veç kësaj vizite, do të jetë edhe një tjetër në të gjitha vendet turistike në Komunën e Dragashit raporton TV OPOJA.
Ky projekt po zhvillohet si bashkëpunim në mes të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, përkatësisht Biblotekës “Ymridin Çengaj” në Dragash, si dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë e Biblotekës Ndërkomunale të Prizrenit.