Ciceronë të ardhshëm prezantuan vendet turistike në Komunën e Dragashit, në vendngjarje, duke bërë të mundshme që ata të fitojnë eksperiencë prezantimi përballë turistëve të ardhshëm si dhe të fitojnë vetbesim të flasin përballë një mase.
Detyrë e secilit prej tyre ishte të zgjedhte një pikë turistike dhe ta prezantojë para të tjerëve, ku më pas u diskutua se çfarë ishte mirë e çfarë duhej ndryshuar.
Ky projekt po zhvillohet si bashkëpunim në mes të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, përkatësisht Biblotekës “Ymridin Çengaj” në Dragash, si dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë e Biblotekës Ndërkomunale të Prizrenit.