TV OPOJA
Arsim

Çertifikohet SHFMU “Fetah Sylejmani” Dragash, pas përmbylljes së projetit dy vjeçar

Konferenca ” BASHKËPUNIMI ME SHKOLLAT – KOMUNITETI I TË NXËNIT DEMOKRATIK DHE GJITHËPËRFSHIRËS
Dje, në Prishtinë u organizua konferenca “BASHKËPUNIMI ME SHKOLLAT – KOMUNITETI I TË NXËNIT DEMOKRATIK DHE GJITHPËRFSHIRËS, ku edhe u bë çertifikimi i 10 pjesëmarrësve nga SHFMU “Fetah Sylejmani” Dragash, si kurorëzim i suksesshëm i përmbylljes së projetit dy vjeçar.
Në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Ndërtimi i Kapaciteteve për Përfshirje në Arsim – INCLUDE” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, për krijimin e një komuniteti të të mësuarit demokratik dhe gjithëpërfshirës.
Njëkohësisht, eventi mblodhi së bashku përfaqësues nga 24 shkolla pilot, që morën pjesë në raundin e parë të trajnimeve për të përmbyllur bashkëpunimin njëvjeçar me projektin dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe 25 shkolla të raundit të dytë që do të realizojnë projetin në shkollat e tyre.
Arsimi gjithëpërfshirës shkon përtej përfshirjes së etnive dhe komuniteteve të ndryshme në shoqëri dhe në shkolla. Është një aspekt i gjerë për t’i bërë të gjithë nxënësit të ndihen të mirëpritur nga mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët e tyre, pra mbështetjen e vazhdueshme të tyre për të mësuar dhe për të marrë pjesë në të gjitha aspektet e jetës shkollore.
Shkolla jonë, e cila ishte e vetme në nivel komunal u certifikua si shkollë gjithëpërfshirëse, e cila hapë rrugën për formimin e ekipit komunal për vlerërsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Falënderojmë DKA- Dragash për përkrahjen e vazhdueshme në këtë projekt.
Me respekt
Drejtori i shkollës
MSc. Flurim ÇENGAJ

Lajme të përafërta

Drejtori i Arsimit takoj anëtarët e panelit vlerësues për vlerësimin e nxënësve

TV OPOJA
April 5, 2019

U manifestua 75 vjetori i themelimit të shkollës “Fetah Sylejmani” në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
April 27, 2023

Tre operatorë ekonomikë janë përzgjedhur për të vazhduar punimet në objektin e shkollës “ULINA” në Kosavë.

TV OPOJA
April 8, 2020
Exit mobile version