Pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bexhet Xheladini do të jetë kryetari i komunës së Dragashit për një mandat 4 vjeçar.
Nga ky moment Shabani i PDK-së është dakordu me Xheladinin e LDK-së që të bëhet pranim dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Dragashit sa më shpejt që është e mundur.
Siç ka mësuar redaksia e televizionit Opoja nga burimet e saja ” Pranim dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Dragashit do të jetë me datë 28 Dhjetor 2021.
Kjo ceremoni pritet të mbahet nga ora 11:00 ku do të jenë të pranishëm edhe mediat për të përcjellë ketë ngjarje.