TV OPOJA
Aktuale

Caktohët data e mbajtjës së provimit të maturës

Drejtoria e Arsimit në një njoftim të dërguar në redaksinë e TV Opoja tregoi se sot është bërë tërheqja publike të shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas shortit, në komunën e Dragashit pjesa e parë e Testit të Maturës do të mbahet më 14.06.2019, ndersa sipas tërheqjes së shortit pjesa e dytë e Testit të Maturës do të jetë më 21.06.2019.

Drejtoria e Arsimit në Dragash ka filluar përgatitjet, në mënyrë që testi të zhvillohet sipas procedurave të parapara. Shpresojmë që edhe këtë vit të kemi një mbarëvajtje të testit, pasi që viti i kaluar tregoi se kemi pasur një formë më të mirë të mbajtjes dhe vëzhgimit së testit, duke arritur që të kemi rezultate reale.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Florent Ukaj: Dragashi dhe bashkëatdhetarët vendosën për LDK-në

TV OPOJA
November 20, 2021

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje LVV-LDK

TV OPOJA
February 2, 2020

Prokuroria e Prizrenit prezanton raportin e punës për vitin 2019

TV OPOJA
January 21, 2020
Exit mobile version