Edhe këtë vit në komunën e Dragashit do të mbahet Festivali Folkoriko-Burimor “Opoja Vallëzon”, raporton TV Opoja.
Edicioni i katërt i këtij festivali do të mbahet me datë 10,11 dhe 12 Korrik në Breanë, dhe organizohet nga SHKA “Bresana” në bashkpunim me Drejtorin për Kultur, Rini e Sport në Komunën e Dragashit.
Festivali ka karakter garues dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar ansamble nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe këngëtar nga estrada jonë. /opoja.net