TV OPOJA
Kosova

“Burdushi” akuzohet për mashtrim

Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces , ashtu që ” Burdushi ” si mjek popullor, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani ” Burdushi ”, të ia shëroj një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit..

Sipas Kodit Pena të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet./kallxo.com/

Lajme të përafërta

Osmani kërkon ndihmë nga Britania e Madhe për vaksinat

TV OPOJA
April 28, 2021

KQZ-ja në orën 11:00 shpall rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale

TV OPOJA
November 20, 2021

Haxhi Avdyli njofton se Qeveria Kurti po harton sot planin qeverisës

TV OPOJA
May 3, 2021
Exit mobile version