TV OPOJA
Aktualitet

Bukuritë natyrore në fshatin Xërxë të Opojës

Fshati Xërxë i Opojës është ndër fshatrat që më së shumti ka shpërngulje të banorëve
Është fshat tipik kodrinor-malor e me lartësinë mbidetare 1220 m është fshat i dytë pas Pllajnikut, që ka lartësinë më të madhe e ku shtrihet në shpatin jugor të Rrafshnaltës së Rudinës.
Lartësia e madhe mbidetare, klima e ftohtë malore, toka kodrinore, jo aq pjellore dhe deri vonë lidhjet e dobëta rrugore, kanë ndikuar në shpërnguljet e vazhdueshme të popullsisë.
Një pjesë e konsiderueshme e banorëve janë shpërngulur në disa qytete të Kosovës, por pjesa më e madhe janë vendosur në komunën e Sharrit dhe në Prizren.

Për çdo ditë vit thuajse ka shpërngulje e ku sot ky fshat ka rreth 120 banorë , dhe afro 18 shtëpi e për të kërkuar një jetë më të mirë Kurbeti është mbijetesa e vetme e këtij fshati.
Sipërfaqet bujqësore janë kryesisht kodrinore-malore e ndersa Arat kanë sipërfaqen 82 ha, livadhet 32 ha, kullosat 178 ha dhe pyjet 52 ha. Xërxja është fshat më i vjetër dhe ende atje ruhet tradita në formë tradicionale dhe që nga Iliria e lashtë.

Lajme të përafërta

BASHKËLUFTËTARËT E PËRKUJTOJNË VEDAT RESHITIN

TV OPOJA
October 29, 2020

Votat me postë në Dragash, Shabani: Dyshimet i kemi të bazuara, çështja do të shkojë edhe në Supreme

TV OPOJA
November 17, 2021

Kryetari Shabani vendos themelimin e Shtabeve Emergjente nëpër fshatrat e Dragashit

TV OPOJA
April 13, 2020
Exit mobile version