TV OPOJA
Aktualitet

Bora e zbardh Dragashin

Moti i ligë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë në zonat e larta malore ka pasur edhe reshja të lehta të borës, edhe përkundër faktit se tashmë kanë kaluar më shumë se dy javë prej se kur ka hyrë stina e pranverës.

Bëhet fjalë për Komunën e Dragashit, konkretisht fshatin Zaplluxhë, që ndodhet në një lartësi mbidetare rreth 1600 metra.

Atje sot bora ka zbardhur majat e malit, duke bërë kështu që të ulen mjaft shumë edhe temperaturat.

Për reshje të borës sot ka paralajmëruar edhe Sylë Tahirsylaj, megjithatë nuk e kishte specifikuar rajonin se ku do të kishte reshje.

Lajme të përafërta

Në Dragash arrestohen dy persona për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

TV OPOJA
April 17, 2020

Në rrugën Zhur – Dragash, kapet kamioni që barte mallra të kontrabanduara

TV OPOJA
July 6, 2021

Thyhet faqja e LV në Sharr reagon kjo e fundit!

TV OPOJA
October 11, 2020
Exit mobile version